Ku na ndajnë pak ditë nga nata e ndërrimit të viteve, cmimi i gjelit të detit është rritur.Në fshatin Mabë fermerët që merren me rritjen e këtij shpendi thojnë jashtë kameras se shpenzimet janë të mëdha cka është ndjerë edhe me rritjen e cmimit të gjelit të detit me 10 deri 12 mijë lekë për kilogramë.

Këtë vit sipas tyre nga blerësit ka patur interesim më të ulët se sa vitet e tjera. Akoma më i pamundur simboli i festave do të jetë për pensionistët që e kanë të vështirë ta blejnë me të tilla çmime.Fermeret në këtë zonë cdo vit në prag festash nisin shitjet e shpendit tradicional, por ata ankohen se këtë vit ka reduktim të ndjeshem të mbarështimit të tyre.

Sipas fermereve kjo lidhet me largimin e shumë të rinjve jashtë vendit dhe të moshuarit e kanë të vështirë të merren me rritjen e tyre ndikuar nga ana tjetër edhe me krizën ekonomike.Sikur të mos mjaftonte një situatë e tillë, fshati Mabë vazhdon të jetë pa një treg dhe gjeli i detit shitet buzë aksit nacional Shkodër-Lezhë me shpresën se udhëtarët mund ta blejnë atë.