Kejvina Kthjella ka treguar në Big Brother sesi përplasi një çift me makinën e saj, teksa ishte e shpallur në kërkim nga policia.
Me një lehtësi dhe pa pikë empatie, ajo tha se i dukej vetja si Shumaker, teksa ia kishte mbathur nga vendi i aksidentit për të ngrënë drekë me shoqet në Vlorë. Kryefamiljari që ajo ka përplasur me makinë, ka folur pas këtij episodi. Për JOQ, ai ka treguar se ajo përveçse ishte e dehur, ishte treguar edhe shumë arrogante, ndërsa shtoi se njerëz si ajo janë pa edukatë dhe etikë komunikimi.
“Unë jam qytetari që më ka aksidentuar. E nderuara Kthella, perveçse arrogante në komunikim, ka bërë dhe një sjellje komplet të papërgjegjshme në vendin e aksidentit. E gjithë menyra sesi e tregon ngjarjen, tregon shumë për të si njeri.
Mirë që fajtore ishte ajo, por kishte një sjellje të jashtëzakonshme arrogante dhe më e bukura ishte se u lagua nga vendi aksidentit. Nuk denjoitë priste policinë. Keto vipa po prodhon televizioni. Shiten shumë shtrenjtë në Instagram dhe ekran, por që realisht janë njerëz pa edukatë dhe pa etikë komunikimi”,-shkruan i aksidentuari
Më tej ai shton se ajo “Me paturpësinë më të madhe, perveç se përdor gjuhë tallëse ndaj qytetarëve që ka aksidentuar, e tregon të gjithë ngjarjen me një delir madhështie, sikur ka bërë një veprim që është për t’u vlerësuar”/dritare.net