Nga studio Elhaida Dani ka folur sërish për lidhjen e saj me balerinin që ishte i fejuar prej 7 vitesh. Unë di që ishim single të dy tha ajo, kur nisëm historinë tonë, kërkova falje sepse jam një figurë publike dhe di përgjegjësinë që pason.
Juria dhe të pranishmit në studio u shprehën se ajo nuk duhet të japë shpjegime fare pasi fjalët në Shqipëri këto janë. Valbona Selimllari i tha që duhet të jetonte jetën e saj pa i kërkuar ndjesë dhe leje askujt për jetën e saj.
Dalina nga ana tjetër këmbënguli se edhe statusi që Elhaida kishte shkruar ishte i tepërt pasi ajo nuk duhet të japë shpjegime. Debati u zhvillua me konkurrentët e tjerë ku Megi Pojani u shpreh se Elhaida është një njeri i përulur dhe e kuptoi që lidhja e saj ishte e vërtetë.



