Sportistja e njohur Klodiana Shala, prej vitesh është një trajnere personale. Për “Impact” në Rtv Ora ajo tregoi pa komplekse sa kushton abonimi mujor për të shfrytëzuar ambjentet e palestrës së saj por edhe e ndjekur nga ajo si instruktore.

“Se kam problem. Të gjithë më thonë si ke lënë një shumë të përfshirë në ambjentin ku unë jam, te palestra që dihet është jashtëzakonisht shumë e mirë, me pishinë të jashtme dhe të brendshme, me sauna dhe kushte jashtëzakonisht shumë të mira, e përfshirë dhe unë, 200 euro në muaj.

Nuk është ndonjë shumë e madhe. Kur më thonë sa pak e ke lënë me ty dhe ambjentin u them duhet ti përshtatemi kushteve të Shqipërisë sepse nuk jemin në Amerikë dhe Zvicër”.

Duke sjellë në vëmendje rrugëtimin e saj dhe safrikicat si sportiste, ajo thotë se u shpall kampione Europe me pagë 150 mijë lekë të vjetra në muaj.

“Unë jam një nga ato që kam qenë zëri i sportistëve gjithmonë, e kam ngritur zërin. Gjithmonë e kam bërë sportin për Klodi Shalën dhe jo se çfarë do të më japë shteti. Jam nga sportistët që më ka kapur koha që nuk kemi pasur Instagram dhe Facebook për të reklamuar daljet tona.

Kam dalë kampione Europe me 150 mijë lekë të vjetra në muaj, jam ajo sportiste që kam shkuar në Botëror dhe Europian me lekët e mia sepse shteti nuk kishte lekë për të prerë biletat e avionit dhe shumë e shumë halle të tjera por unë e kam bërë deri ku do të shkojë Klodi.