Modelja Kejvina Kthella është padyshim një prej vajzave më të përfolura të këtij edicioni të Big Brother VIP.
Ajo është gjithmonë pjesë e kryetitrave të mediave rozë herë për lidhjet me “djem të këqij” e herë për format e saj.
Kohët e fundit drejt modeles, u kthye vëmendja e opinionit publik pas historive të bëra publike në lidhje me Dubain.
Por ajo tregoi edhe një herë se “nuk ia ndjen” për komentet e njerëzve dhe ka dhënë një shfaqje të nxehtë duke u larë në dush.
Pamja e modeles pa makijazh në kamera është komentuar shumë ditët e fundit, teksa e kanë krahasuar me fotot që ajo poston në rrjetet sociale.
Së fundmi duket se Kejvina ka nisur një “lυftë” me Efin, një tjetër banore për të cilën modelja u shpreh se “Kur kjo e fundit hante fara në lagje, ajo udhëtonte e shihte botën”./joq




