Është me origjinë amerikane por jeton prej vitesh në Shqipëri. Whitney Peck nga Kansas është bërë virale në rrjete sociale pasi këndoi hitin e famshëm shqiptar “Kuq e zi”. E reja ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku tregoi se erdhi në Shqipëri për të punuar me Kishën Ungjillore.
Mes të tjerash, Peck tregoi se janë bërë gjashtë vite që jeton në Shqipëri. “Vendi dhe njerëzit janë të bukur. Është më e bukur se vendi im”, tha ajo kur u pyet për Shqipërinë. “Kam qëndruar në Lushnje për një vit ndërsa në fshatin Gore qëndrova për dy vjet.”, shtoi ajo.