Zbulohet letra e 26-vjeçares së ndjerë shqiptare që nuk mbërriti kurrë në duart e Maria De Filippi

Kishte nevojë për ndihmë, e nga dëshpërimi tentoi që t’i drejtohej prezantues së famshme italiane, Maria de Filippi-t. Bëhet fjalë për të renë me origjinë shqiptare Donatella Hodo, e cila u vetëvra në burgun e Montorio në Itali, Gushtin e shkuar.

 

Mediat italiane zbulojnë se ajo i kishte shkruar një letër për të marrë pjesë në programin “C’e posta per te”. Por letra nuk mbërriti kurrë në destinacion dhe Maria De Filippi nuk e lexoi kurrë. Letra u kthye mbrapsht dhe ishte babai i vajzës që e gjeti në shtëpi.

 

“Të shkruaj këtë letër për të treguar historinë time dhe për të të kërkuar ndihmë. Quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç. Jam me origjinë shqiptare, por jam rritur në Itali. Tani fatkeqësisht gjenden në burgun e Montorio. Kam përfunduar këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me shumë probleme, nuk pata forcë për të reaguar dhe iu futa drogës”, shkruante në letër e reja, e cila i dha fund jetës duke thithur gazin e furnelës që kishte në qeli. Pak përpara i kishte dhënë lamtumirën të fejuarit të saj me një tjetër mesazh: “Leo më fal. Të dua, por nuk mund të vazhdojë më kështu”.

 

Donatella donte të ndryshonte jetën, ndaj i kishte shkruar Maria De Filippi-t, me gjasë e bindur nga shumë histori të trajtuara në programin e Canale 5. Corriere della Sera shkruan se me shumë mundësi, 26-vjeçarja kishte gabuar adresën dhe letra nuk shkoi kurrë në destinacion.

 

“Maria të lutem, të kërkoj të më ndihmosh. Dua të dal nga kjo situatë, dua t’i jap fund drogës, dua të dal nga burgu, kam nevojë që dikush të më japë një mundësi. Jam 26 vjeçe, kam ende një jetë përpara, dua të sistemohem, të kem një të ardhme, të rivendos marrëdhëniet më familjen time të mrekullueshme. Sot kam dëshirën, kurajën për të ndryshuar, kam nevojë për një ndihmë, për të gjetur një punë. Dua të shoh sytë e nënës time me lot duke më parë të realizuar, dhe jo sepse po vuan për fajin tim. Ta kërkoj me dorën në zemër”, vijon letra e 26-vjeçares, e cila më tej shton:

 

“Nëse ke ndonjë mundësi për të më ndihmuar për ta shlyer dënimin jashtë burgut, më pas do më takojë mua për të treguar se ekziston dëshira për të bërë para. Të kërkoj të më ndihmosh, të më japësh një mundësi. Di të bëj shumë gjëra, e mbi të gjitha kam rigjetur dëshirën për të jetuar, për të rikuperuar vitet e humbura, dua të ndaloj së shkatërruari veten me duart e mia. Tani të përshëndes, të përqafoj në distancë dhe pres përgjigjen tënde me gjithë zemër…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME