Personi që shihni në foto është 53-vjeçari, Spas Milloshi, i cili humbi jetën mëngjesin e sotëm teksa ishte duke fryrë gomën e një kamioni.

Spas Milloshi punonte si gomist në një servis në zonën e Kryqëzimit të Spitenit dhe ishte duke fryrë gomën e një kamioni ku pla si dhe fatkeqësisht Milloshi gjeti v.èkjèn e menjëhershme.

Ndërkohë, në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 08:30 në nëj servis automjetesh në afërsi të Kryqzimit të Spitenit.

“Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpër thy er një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën”, njoftoi policia.

Ndërkohë një grup hetimor ka shkuar në vendngjarje për të zbuluar detajet e plota të ngjarjes si dhe për të kuptuar arsyen pse ndodhi incidenti.

Ky nuk është raati i parë që një gomist humb jetën në vendin e punës në Shqipëri, pasi i njëjti rast është përsëritur dhe disa vite më parë me një djalë të ri.