“Kam shpresë se do rimartohen…”, Eni Çobani: Javë komentesh për …

Eni Çobani risolli këtë të diel historinë e Nuries dhe Hysniut të cilët ishin në 1 Janar në “Shihemi në Gjyq”, pasi kishin një konflikt. Nuria e akuzonte Hysniun se ai i kishte shitur të gjitha dhe se ajo rrezikonte ta nxirrnin edhe nga shtëpia, pasi ai kishte marrë lekë me fajde.

 

Nga ana tjetër Hysniu i pranonte akuzat, por thoshte se fajet për çdo gjë e kishte zjarri i rënë në biznesin e tij. kjo kishte qenë arsyeja që u bë shkak që ai të humbiste çdo gjë, e madje edhe të divorcohej nga gruaja.

 

Divorci i këtij çifti të moshuarish, sipas Eni Çobanit, ka bërë shumë përshtypje në publik dhe e kanë komentuar pafund.

 

Eni Çobani: Ka qenë një javë komentesh për Hysniun dhe Nurien. Kanë qenë një çift që nuk e besonte kush që ata kanë qenë të divorcuar. Pra kaq shumë u ka pëlqyer si çift, pavarësisht kontradiktave dhe konfliktit, por në thelb duket se duheshin shumë dhe unë kam një shpresë se mos rimartohen.

 

Ardit Gjebrea: Vërtet?!

 

Eni Çobani: Po, pse jo?! Nuria është pak kokëfortë, por besoj se edhe mund të bëjmë diçka. Do e njoftojmë këtë gjë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME