“Më tha s’dua të të shikoj me sy”, Bukuria: Nëna ka 3 vite e vdekur, s’i hodha dot një grusht dhe

Dy motra binjake u përballën këtë të diel me njëra tjetrën për shkak të një premtimi të pambajtur. Luljeta i kishte kërkuar binjakes së saj të bënte një fëmijë për ty pasi ajo vetë edhe pse kishte vite e martuar nuk e kishte plotësuar dot ëndrrën të pasurit një fëmijë.

 

Bukuria në fillim ia ka premtuar, por pasi vitet kaluan ky premtim nuk u realizua. Kjo gjë shkaktoi konflikte jo vetëm mes motrave, por edhe mes familjarëve të tjerë. Ata kanë mbajtur të gjithë qëndrim ndaj Bukuries e cila nuk e mbajti premtimin e bërë dhe u distancuanprej saj. Madje Bukuria thotë për “Shihemi në Gjyq” në “E Diela Shqiptare” se edhe kur nëna e saj vdiq ajo nuk shkoi ti hidhte një grusht dhe.

 

Bukuria: Ajo më tha mua nuk dua të të shikoj me sy, nuk dua të të shikoj më me sy. Nuk dua të shikoj më. Nuk dua të shikoj përjetë më tha.

Eni Çobani: Sigurisht se edhe ajo u mërzit.

Bukuria: Ajo më ndau nga njerëzit e mi o zonja Eni. Nëna, ka ikur, ka tre vite që ka vdekur dhe iku e hidhëruar nga unë.

 

Luljeta: E ke merituar, të tregoje më parë. Mund të tregoje. Nuk duhet të prisje minutin e fundit.

Bukuria: Nuk kam shkuar t’i hedh një grusht dhe nënës prej saj. Ajo nuk duhet ta bënte këtë gjë, të më sillte mua këtu. Këto gjëra mund t’i bisedonim privatisht, jo këtu. I kam bërë ndere sa të duash. I kam lënë pronën, kushedi sa vite që e shfrytëzon ajo, nuk i kam marrë as lekë, asgjë.

 

Luljeta: Ku më bie ndërmend për pronën tënde mua para fëmijës, para fëmijës nuk dua asgjë.

Bukuria: Nuk duhet të më sillje këtu mua. Turp të kesh!

Luljeta: Para fëmijës unë nuk dua asgjë.

Bukuria: Nuk ia bën motra-motrës këtë gjë.

 

Luljeta: Turp të kesh ti! Mbylle gojën e rri.

Bukuria: Ti mbylle gojën, pusho! Mos të dëgjoj!

Luljeta: Mos të më dëgjosh ti mua?! Të mbash motrën kaq vite pa fëmijë.

Bukuria: I kam fëmijët e rritur, ata nuk e dinë se unë kam ardhur sot këtu. Kushedi se ç’do bëjnë mos më ndajnë edhe ata.

 

Luljeta: Po le të ndajnë edhe ata. U tregonit.

Bukuria: A të më ndajnë edhe ata, se njerëzit i ke marrë ti të gjithë, kurse unë të rri vetëm pastaj.

Luljeta: Vetëm të rrish, mos e bëje një premtim kur s’je e zonja ta mbash./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME