Nëna iu rikthye dy herë nga vdekja, djali: Rrahjet e zemrës i shkuan mbi 300, mjekët më kërkuan të firmosja…

Rolandi ka ardhur nga Gjermania së bashku me vajzën e tij Elionën për t’i përcjellë një mesazh prindërve të tij në “Ka Një Mesazh Për Ty”.

 

Përpara se ata të vijnë në studion e programit “E diela shqiptare” në Tv Klan, ai na njeh me një përmbledhje të historisë së vështirë shëndetësore të nënës së tij, Vjollcës, e cila është rikthyer dy herë nga vdekja. Rolandi rrëfen momentet e vështira kur është vendosur përballë zgjedhjeve, gëzimin, çastet kur historia është përsëritur, frikën dhe shpresën.

 

Roland: Mamaja, në moshën 2-vjeçare, prindërit i janë divorcuar. Diku në moshën 6-vjeçare, njerku i thotë që “hajde më ndihmo që të presim pak mishin”. Edhe mamaja shkon e ndihmon. Duke prerë mishin, aksidentalisht i pret edhe dorën. Shkon në spital, e qep dorën me 7 të qepura dhe kthehet në shtëpi, por më mbrapa pati shqetësime nga zemra. Trauma që pësoi i kishte filluar një sëmundje që quhej takikardi superventrikulare, të rrahurat e zemrës i kishte të shpejta dhe me kalimin e kohës kjo sëmundje i avancoi. Kohë pas kohe, në vitin 1992 e zënën krizat e zemrës, të rrahurat dhe i shkojnë diku mbi 300, sipas mjekëve.Atëherë mjekët më marrin dhe më thonë që “ti duhet të firmosësh sepse ne duhet t’i bëjmë një gjilpërë që t’ia pushojmë zemrën dhe me aparatin elektrik do mundohemi që ta kthejmë në jetë sepse nuk ka më shanse. Po të jesh me fat zemra fillon dhe ripunon”.

 

Ardit Gjebrea: Ti e firmose atë letrën?

 

Roland: Unë e di si e kam firmosur. E firmosa për të mirën… sepse s’kishte rrugë tjetër.

 

Ardit Gjebrea: Mami u rikthye në jetë.

 

Roland: Po.

 

Ardit Gjebrea: Kushedi çfarë gëzimi ke patur.

 

Roland: Unë i shkoja sepse nga goditjet elektrike ishin djegur pjesët që ata kishin vënë korent.

 

Ardit Gjebrea: Jo!

 

Roland: Sepse në fillim të japin gradim të ulët dhe në qoftë se nuk reagon ata ta ngrenë…

 

Ardit Gjebrea: Nivelin e shkarkimit elektrik.

 

Roland: Dhe kjo ndodhi që ajo vajti në gradën e fundit dhe iu dogj lëkura. Kjo gjë iu përsërit edhe në ’94. Atëherë humba logjikën, isha shumë i tensionuar duke parë herën e parë si mamaja e kishte kaluar. Dhe pasi firmosa prapë, i bëmë prapë gjilpërën. Ata mjekët që më mbanin dhe më jepnin kurajë dhe më thoshin “do ia dalë siç ia doli radhën e parë, do ia dalë edhe kësaj radhe. Ajo është një burrneshë, është një femër e fortë, do ia dalë edhe kësaj radhe”. Në gjendje të rëndë, reagoi.

 

Ardit Gjebrea: U rikthye prapë.

 

Roland: U kthye në jetë.

 

Ardit Gjebrea: Dy herë u rikthye në jetë./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME