“Ndërron jetë Edi Rama”! I riu i bën shakanë gjyshes, ja reagimi i saj kur mori vesh lajmin e trishtë (video)

Video e një të moshuare është kthyer në virale në rrjetet sociale, pasi ajo ka reaguar ndaj lajmit të rremë, se Edi Rama ka pësuar aksident dhe ka ndërruar jetë.

 

E moshuara duket mjaft e tronditur në video dhe kërkon informacion urgjent për ngjarjen, pasi një person i afërt i saj, i komunikon se kryeministri ka ndërruar jetë.

 

Ajo dëgjohet duke thënë “obobo, na iku 160 mijëshja”, duke iu referuar kështu shpërblimit që qeveria ka akorduar për një pjesë të qytetarëve. Video është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale duke marrë qindra mijëra shikime. Kryeministri Edi Rama këtë fundjavë po e kalon në fshatin Brar në Qarkun e Tiranës, ku ka parë të rejat e Parkut Social të “Fundjavës Ndryshe”.

 

Rama ka postuar një foto ku shihet krah themeluesit të nismës së madhe sociale, Arbër Hajdari dhe bashkëshortes së tij Vlera.

 

Rama shkruan se në Brar kanë marrë jetë biblioteka e re, qendra shëndetësore me klinikën dentare, sallat e kurseve të anglishtes dhe teknologjisë, si edhe restoranti fantastik i hapur për të gjithë. Kreu i qeverisë thotë se së shpejti do të ngrihet këtu edhe qendra më e madhe e argëtimit të fëmijëve në rajon.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME