Në vëmendjen e publikut janë dhe banorët e spektaklit “Big Brother VIP” Kosova, ku shpesh herë kanë bërë deklarata, të cilat kanë qenë mjaft të komentuara nga audienca.
Së fundmi, Stresi ka treguar se cila prej këngëtarëve është më e mira në Kosovë. Ai thotë se tregu dominohet nga reperja Tayna, madje shkon dhe më tej duke treguar dhe shumën që artistja është paguar në një koncert të sajin, plot 25 mijë euro.
“Nëna e rap-it në Kosovë për mua është Tayna, është më shumë duke e bërë stilin e rap-it, ajo t’i merr 15 mijë për 35 minuta (performancë), i merr 25 mijë vetëm për 31 dhjetor”, është shprehur Stresi.
Po ashtu Don Phenom, i ftuar pak ditë më parë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” sqaroi se me Taynën ka një raport të mirë, duke hedhur poshtë spekulimet për një zënkë mes tyre. Dyshja kanë një duet shumë të suksesshëm bashkë të titulluar “Columbiana”.
I pyetur për thashethemet nëse flet apo jo me reperen, ai tha: “Unë e dua shumë Taynën dhe e përshëndes. Kemi një marrëdhënie të paparë. Kemi një respekt reciprok, për të dhe krejt stafin e saj. Fansat ose dikush e ka krijuar këtë për klikime. E kam shoqe”.
Së fundmi, në një intervistë për emisionin “Ditë pas dite”, reperi shkodran ka vlerësuar sërish Taynën duke e cilësuar atë si një nga reperet më të mira. “Me Taynën kam marrëdhënie shumë të mirë, është nga ato repere që këndon më mirë se burrat”, tha ai.



