Në një lidhe direkte me emisionin “Aldo Morning Show”, në Tv Klan ka qenë gazetarja nga Durrësi Dhurata e cila ka treguar ndodhitë më të fundit në qytetin e Durrësit.
Një ndër ngjarjet e fundit, ka qenë edhe incidenti që ka ndodhur me një vajzë e cila ishte duke pirë kafe në lokal. Asaj i janë djegur flokët nga ngrohësja që ndodhej pranë saj në lokal.
Aldo: Çfarë ka bërë vaki andej nga Durrësi në fundjavë? Dhurata: Do ta nis me një vajzë ku fatkeqësisht i janë djegur flokët! Aldo: Pse?
Dhurata: Ishte në kafe dhe ngrohësja, rezistenca që ngrohen i kishte kapur tek flokët. Ajo muhabet, muhabet, nuk e vuri re veç kur i morën flokët flakë se mesa di unë floku merr flakë menjëherë dhe fatmirësisht e kanë ndihmuar shoqet që ndodheshin aty.
Aldo: Qyqja, kaq e gjatë ishte ajo? Dhurata: Po e gjatë do ketë qenë, ose kanë qenë të ulëta ato Aldo se më bëri dhe mua përshtypje kjo pjesë. Aldo: Të shkuara! Pastaj?
Dhurata: Ka të bëjë me një qen që është futur në një market në Durrës dhe janë alarmuar të gjithë njerëzit që ndodheshin aty gjithashtu dhe punonjësit, por që janë munduar ta nxjerrë, burrat se gratë janë munduar të fshihen nëpër market, ndërsa burrat janë munduar ta nxjerrin, por një moment qeni luhatej gjithandej duke lehur sepse qentë e tjerë e ndiqnin pasi ky kishte marrë një kockë në gojë