Kur emisionet janë live ka shumë të papritura të cilat sjellin mjaft të qeshura.
Një nga këto është dhe ajo që i ndodhi sot në mëngjes gazetarit Klodi Karaj në emisionin “Ora Juaj” që transmetohet nga e hëna në të shtunë në orën 07:00- 09:00 në Ora Neësë. Një pensionist nga Patosi mori në telefon për të shprehur problemin e tij. Për tu dëgjuar më mirë nga Klodi, pensionisti del jashtë banesës. Këtu ndodh e papritura. Gomari nis të pëllasë dhe gjithçka dëgjohet në studio. Në këtë moment plas gallata.
E ndërsa Klodi qeshte, pensionisti i vendosur dhe pak në siklet për të papriturën por dhe duke qeshur i thotë: O po ç’vete kjo punë kështu! Më dëgjo mua, çfarë pune ke me këta ti! Hajde! Hajde çfarë nuk po dëgjojmë? “Ora Juaj” është një emision tepër i dashur për shqiptarët të cilët tek ai telefonojnë për të zgjidhur halle të cilat për familjen e tyre janë peshë e rëndë. Shpesh ato marrin zgjidhje nga gazetari Klodi Karaj por dhe nga stafi i televizionit Ora News që u vjen në ndihmë.
SHIKONI VIDEON