Astriti, i cili punon si varrmihës, ka treguar një histori të çuditshme që i ka ndodhur gjatë profesionit të tij.
Ai tha se ka dëgjuar të qara fëmijësh dhe sa më shumë i afrohej zërit, aq më shumë i largohej ai.
“Po ecja poshtë, po ikja në shtëpi, ishte ora 11 e gjysmë të natës dhe kur dëgjoj të qara fëmije dhe gjithmonë tani duke menduar se vijnë qytetarët, ndalojnë makinën aty, lënë fëmijët dhe shkojnë te varret. Thërriste ky fëmija, o ba hajde se kam frikë, sa afrohesha unë, ikte pak më larg ky zëri”, tregoi varrmihësi.
Pas kësaj, Astriti rrëfeu për Euronews, se dëgjoi edhe të atij, që i thoshte fëmijës “mos ki frikë se jam këtu afër.”
Varrmihësi më pas ndezi një cigare dhe zërat nuk u dëgjuan më.