“Mbeta shtatzënë kur isha e pamartuar dhe studente ”, Orjola Pampuri: Djali na mësoi të bëheshim prindër

A mund të jetë një marrëdhënie në martesë 50 me 50? Ky ishte diskutimi i kësaj të shtune në emisionin “Rudina”, në Tv Klan. Orjola Pampuri duke dhënë mendimin e saj, ka thënë se gjërat nuk mund të jenë të ndara me thikë, as kontributi nuk mund të jetë kaq i matshëm. Sipas saj një çift mëson nuk duhet të pretendojë t’i ndajë rolet kaq të barabarta por duhet të jenë mirëkuptues dhe bashkëpunues në mënyrë që mos të nisin konfliktet.

 

Rudina Magjistari: Fakti që të rinjtë kur hyn në një marrëdhënie në çift, bashkëjetesë apo martesë, çfarë pritshmërishë kanë. Ndoshta këto pritshmëri mund të bëjnë që të zhgënjehen në këto vitet e para të bashkëjetesës apo martesës? Si mendon Orjola?

 

Orjola Pampuri: Në martesë nuk mund të kemi receta të gatshme dhe të themi që martesa duhet të jetë kështu, ose martesa e suksesshme duhet të jetë kështu. Janë disa tipare ose mundësi që të ndihmojnë që të kesh një martesë të suksesshme dhe sigurisht nuk mund të pretendosh që në momentin që hedh atë hapin e rëndësishëm plot përgjegjshmëri pas një lidhje të konsoliduar që ti vendos të ndash të njëjtën çati. Në atë moment ti nuk mund të pretendosh që duhet t’i ndajmë rolet 50 me 50 dhe nëse e kalon pak ti apo ai të nisin konfliktet. Kështu natyrisht do nisin konfliktet. Nëse e lëmë situatën të ecë në një mënyrë që ti mësojmë njëri-tjetrit se çfarë dua unë apo partnerit pa iu imponuar, nëse fillojmë me imponime dhe debate asgjë nuk do arrijmë.

 

Më tej Orjola Pampuri ka ndarë se si ajo ka arritur atë bilancin e kërkuar në martesën e saj, duke thënë se gjërat kanë ardhur gradualisht e se së bashku kanë mësuar të jenë bashkëshort e prindër, e se për këtë imë shumë se çdo gjë i ka ndihmuar dashuria.

 

Orjola Pampuri: Unë jam bërë nënë 22 vjeçe ndërkohë që isha studente, ndërkohë që isha studente, ndërkohë që kisha një jetë të bukur me shoqërinë. Menjëherë pasi u njoha me bashkëshortin mbeta shtatzënë. Patëm një periudhë njohje, pastaj pa u martuar mbeta shtatzënë. Normalisht na duhej të blinim një shtëpi. Kushtet nuk i kishim, sakrifikuam të dy, me ndihmën e familjeve. Filluam një jetë bashkë dhe ty filloi një realitet tjetër për mua. Unë nuk kisha mundësinë të llogarisja sa përqind ka im shoq dhe sa përqind kam unë. Ishim të dy për të ndihmuar njëri-tjetrin. Kur lindi djali ishim të tre. Ai na mësoi si të bëhemi prindër, ne mësuam si të jemi bashkëshort dhe se si të ndihmojmë njëri-tjetrin dhe unë them se Endi ne na ka mësuar të jemi prindër./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME