Deputeti i Partisë Socialiste Arben Pëllumbi ka vendosur të adoptojë një qenushe të braktisur në rrugët e Tiranës dhe të aksidentuar.
Gjestin human të deputetit socialist e njofton në rrjetet sociale organizata e mbrotjes të të drejtave të kafshëve, ARsA.
“Kjo është Klara një këlyshe e pambrojtur që para pak muajsh endej rrugëve të Tiranës. Me siguri për shkak të ndonjë traume të madhe, goditje apo aksident, fytyra e saj ishte shperfytyruar dhe ai veshtrimi i saj me sytë e frikësuar të coptonte shpirtin.
Ndoshta si ne, dhe shumë të tjerë që historia e saj i ka mbetur në mendje, do gëzohet sot kur të marrë vesh që Klara jo vetëm është mirë por është adoptuar nga një familje e veçantë që zgjodhi ta bënte pjesë të familjes së saj pavarësisht pamjes së saj të jashtme.
Klara sot është pjesë e familjes se deputetit Arben Pëllumbi dhe ne urojmë që njerëz të tillë që frymezojnë me shembullin e tyre duke i shpëtuar jetën një qenushi të pastrehë të jenë gjithnjë e më të shumtë.
Jetë të lumtur dhe të gjatë Klara jemi super happy për ty”, shkruan ARsA.