Elga erdhi në “Ka Një Mesazh Për Ty” për të treguar të vërtetën e saj dhe për të shpëtuar një dashuri të madhe.
Prej 3 muajsh ajo ka humbur kontaktet me bashkëshortin, të cilin u detyrua që ta gënjente për identitetin e dikujt që fshihej pas telefonatave shqetësuese që i bënin shantazh për një akt naiv të së kaluarës.
Kjo gënjeshtër, e konsideruar e pafalshme nga Irakliu dhe familja e tij, e solli Elgën në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan ku ajo rrëfeu të gjitha arsyet . Irakliu e refuzoi ftesën për të ardhur duke u shprehur i prerë se nuk tërhiqet nga vendimi i tij ndaj nëpërmjet ekranit, Elga ka një mesazh të fundit për të.
Elga: Unë, që ky gabim i imi, nuk më bën njeri më të keq, siç më sheh ai tani mua, si një gënjeshtare, si një manipuluese, nuk e di. Ky ishte hapi im drejt tij, ai mund ta shohë si të dojë ardhjen time këtu, edhe familja e tij. Ky ishte hap, hapi im, ndoshta edhe i fundit drejt tij./tvklan.al