Ndodh cudia/ Prindërit “shesin” vajzën 30 vjeçe nje 60 vjeçari: S’kemi kushte te mira ekonomike…

Sot në emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, gazetarja Dhurata, ka treguar ngjarjet më të fundit që kanë ndodhur në Durrës. Ajo ka treguar se një 30-vjeçare është detyruar nga prindërit që të martohet me një 60-vjeçar sepse nuk kanë kushte të mira ekonomike dhe për ta kjo martesë është shpëtim.

 

Dhurata: Një lajm ka të bëjë me një vajzë 30-vjeçare…

 

Aldo: Një vajzë 30-vjeçare, thuaj një grua, një zonjë.

 

Dhurata: Po është beqare vajza.

 

Aldo: Po mirë ç’faj kam unë?

 

Dhurata: Pa dëshirën e saj martohet me një 60-vjeçar sepse prindërit nga ana ekonomike, janë të varfër le të themi dhe e kanë detyruar që…

 

Aldo: E shitën gocën?

 

Dhurata: Po e shitën, kështu mund ta themi. E detyruan, po dhe ai beqar ka qenë gjithë jetën, s’ka ndonjë gjë të keqe edhe pse ka 30 vjet diferencë, çfarë rëndësie ka, na i siguroni jetën neve. Ka dhe nga këto raste që shprehen kështu.

 

Aldo: E di, dashuria njeh moshë? Nuk njeh moshë…

 

Dhurata: Nuk njeh moshë prandaj e cilësova që në fillim.

 

Aldo: Po kush po pyet gocën.

 

Dhurata: S’ka gjë se do e duash me kalimin e kohës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME