Studentja shqiptare e mjekësisë merr pjesë në “Miss Connecticut USA”: Nëse ke vullnet i bën të gjitha

Emanuela Stakaj është studentja e shkencave të bio-mjekësisë që po korr sukses në fushën e modelingut në SHBA. Ajo edhe pse tepër e angazhuar me studimet e gjen kohën për t’u marrë me pasionet e saj. Madje, në fundjavë ndihmon edhe të atin në restorantin e tij.

 

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Emanuela ka folur për veten e saj dhe pjesëmarrjen në “Miss Connecticut USA”, ku konkuroi për herë të parë dhe u vlerësua shumë lart.

 

“Unë jam Emanuela Stakaj, kam lindur dhe jam rritur në Amerikë, por pjesën më të madhe të verave e kam kaluar në Shqipëri, me gjyshin dhe gjyshen, që po më ndjekin tani dhe i përshëndes dhe i puth shumë. Jam student në vitin e fundit të shkollës së lartë për shkenca të bio-mjekësisë dhe në të ardhmen shpresoj ta vazhdoj mjekësinë.

 

Dua të them që kushton shumë kohë dhe për momentin unë kohën e kam shumë të limituar prej studimeve dhe punës te restoranti i babit tim, por nqf se ke vullnetin dhe dëshirën të gjitha bëhen.

 

Unë shërbej, bëj llogaritë, çfarë t’i duhet babit. Kur klientët e kanë marrë vesh që mora pjesë te te Miss-i, më duartrokitën kur hyra në restorant. Unë jam nga zona e Patokut, afër Laçit.

 

Që e vogël kisha dëshirë të merrja pjesë në modelime dhe në Miss USA, por ëndrrën nuk e realizova derisa mora pjesë vjet te Miss Connecticut. Ja kushtoja kohën më shumë sportit, studimeve, por tani vendosa të fokusohesha me dëshirën time dhe vjet ishte hera e parë që mora pjesë dhe pata një arritje shumë të madhe. Unë isha e vetmja shqiptare.

 

Koha ime është e zënë në radhë të parë për studime dhe të tjerat vijnë më pas. Nqf se vullnetin dhe dëshirën, i bën të gjitha”, u shpreh ndër të tjera bukuroshja./abcnews.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME