Big Brother i ka dhënë detyrë banorëve të organizojnë një dasmë brenda shtëpisë, ku nuk kane munguar batutat dhe situatat e bukura.

Banorët vendosën njëzëri që çifti të ishin Kiara dhe Luizi edhe për shkak të afrimitetit mes tyre, ndërkohë që banorët e tjerë duhet të ndanin rolet në raport me dyshen.

Tea e cila ka shfaqur pëlqim me Luizin u caktua të ishte motra e Kiaraës, Por duket se roli nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë ish konkurrentes së Përputhen.

Teksa fliste me Nitën dhe Diolën në dhomën e gjumit, ajo u tregoi vajzave planin e saj për të shkuar në dasmë si dashnorja.

“Sapo më lindi një ide e keqe. Super skenë. Kemi dasmë sot apo jo? Të bëhem unë dashnorja. Duan lojë, të bëj lojë edhe unë”, deklaroi Tea.

Kjo gjë është diksutuar prej kohësh dhe ka qenë madje herë pas herë ndërhyrja e produksionit për ta futur Tean në mes Kiarës dhe Luizit, tani mesa duket ka ardhur momenti.