Olta i ka kërkuar sot Kristit që ta puthë dhe t’i kërkojë falje pasi sipas saj ai ka bërë gabime. Kristi i habitur e ka pyetur pse duhet ta puthë ndërsa Olta ka këmbëngulur derisa ai i dha një përqafim.

BISEDA: Olta: Më puth Kristi: Unë të puth ty e? Olta: Më puth këtu dhe më kërko falje. Më thuaj më fal! Më thuaj.

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito organizuan një dasmë tradicionale të improvizuar në kuadër të një detyre nga ‘Vëlla i Madh’. Dyshja dhuruan edhe puthjen e parë. Ky moment magjik është bërë viral dhe është diskutuar në masë të madhe nga fansat e tyre.

E veç kësaj, vëmendje të madhe me një veprim mori edhe aktorja Olta Gixhari. Kjo u largua nga dasma dhe qëndroi me pjesën tjetër të banorëve, ndërsa në një çast filloi të qante dhe u largua për në banjë duke mos treguar arsyen se çka e emocionoi.

“Big Brother” do të mbarojë dhe Luizi dhe Kiara kanë deklaruar (deri më tani) se njohja dhe marrëdhënia e tyre do të vijojë edhe jashtë formatit.Por, njerëzit e tyre “të besuar” nuk mendojnë kështu. Të paktën kjo lihet të kuptohet nga veprimet e tyre.

Dasma dhe puthja mes Luizit dhe Kiarës mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, jo vetëm që ka gëzuar fansat e tyre, por lajmi ka bërë xhiron e rrjetit. Një ditë më pas, në shtëpinë e “BBV” nuk mund të mungonte një dron për ata të dy dhe për t’iu përcjellë një mesazh.