Rubrika “Ka një mesazh për ty”, në Tv Klan solli ditën e sotme historinë tepër të vështirë të zotit Ëngjëll. Bashkëshortja e tij nd rroi jetë në moshën 40 vjeçare, si pasojë e tr mbozës.
Ai mbeti i vetëm me 4 fëmijët dhe nuk ka qenë aspak e thjeshtë për t’i rritur ata.
Në studio, Ëngjëll tregoi se vajza e tij Migela, i ka qëndruar pranë familjes, është kujdesur për ta dhe prandaj dëshira e tij është që ajo tani të shikojë jetën e saj. Për të nuk ka gëzim më të madh, se sa të shohë vajzën e tij të lumtur.
Migela dëgjoi gjithë rrëfimin e babit të saj dhe gjatë gjithë kohës nuk mund të mbante dot l tët.
Por një tjetër suprizë për të ishte edhe halla, e cila shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për gjithçka që ajo ka bërë për familjen, në periudhën e vështirë që kanë kaluar.
Ardit Gjebrea: Mua më vinin l tët e tu deri këtu, të dëgjoja dhe e kisha të vështirë të vazhdoja të flisja me babain tënd, teksa dëgjoja këto l t që më prekën në shpirt.
Por janë l t gëzimi, se të dëgjosh një baba që të flasë kështu për vajzën, një hallë që të është mirënjohëse deri në fund dhe ne që brenda 20-25 minutash u dashuruam me ty, Na vjen keq që do ikësh edhe ne. A mund ta mendosh edhe njëherë atë vajtjen në Itali?
Migela: Do rri dhe për pak kohë!
Ëngjëll: Jo të keqen babi, jo!
Ardit Gjebrea: Tani do ta nxjerrësh gocën nga shtëpi apo jo?
Ëngjëll: Unë edhe këtu në publik e thashë dhe në shtëpi e kam thënë, që ajo të shikoj jetën e saj, atëherë unë jam i lumtur.
Ardit Gjebrea: Migela çfarë do i thuash babit dhe hallës?
Migela: Ata të dy thanë që janë krenarë për mua, por unë nuk e di nëse kam mundur t’i bëj aq krenarë sa ata e meritojnë, sidomos babi. Ndoshta të dy nuk ia kemi shprehur kurrë njëri-tjetrit, se sa shumë e duam. Edhe kur ka qenë mami, babi priste të na zinte gjumi, të na puthte dhe të na shprehte dashurinë. Unë e kuptoja hilen dhe bëja sikur më zinte gjumi.
Ai e di dhe unë e di që jemi pikat e dobëta të njëri-tjetrit, të gjithë na thoshin që ngjajmë shumë dhe ne ngjajmë shumë. E di që shpesh herë mund të kemi debatet tona, se nuk është e lehtë për asnjërin nga ne të dy, për më tepër për atë, por unë di të them që ai është gjithçka për mua. Kurse për sa i përket hallës, unë vërtet kam 3 halla, por duke qenë se halla është aty afër nesh dhe na është gjetur shumë pranë do ta falenderoj shumë dhe nuk e prisja sinqerisht.
Ardit Gjebrea: Çfarë do bësh tani që do ikësh në Itali pa babin?
Migela: Do e marr!
Ardit Gjebrea: Do shkosh Ëngjëll?
Ëngjëll: Kështu si mysafir do shkoj, po ashtu jo.