Muzika e vendosur në sfond, gjatë mbrëmjes së djeshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ka sjellë edhe një afrimitet dhe energji positive mes banorëve.

Ndërsa kanë qenë duke kërcyer në dhomën kryesore të shtëpisë, Olta dhe Luizi shkëmbyen një përqafim.

Kujtojmë që prej nisjes së spektaklit Olta dhe Luizi kanë pasur përplasje të shumta verbale, ndërsa e kanë cilësuar njëri-tjetrin si banorët më të fortë në shtëpi.

Ndërkohë në shtëpi janë ndarë qartazi dy kampe, ai i Oltës dhe Luizit.

Të dy ata janë betuar se do dalin të fundit nga shtëpia e BBV2 dhe se do mundin rivalin, por deri tani duket se votat e publikut i ka Luizi.

Sonte janë në nominim të gjithë banorët përveç Krostit i cili hapi Kutinë e Pandorës.

https://streamable.com/m5yans