Luizi është zgjuar sot në mëngjes shumë ‘agresiv’ për lojën e tij, sidomos pas hyrjes në shtëpi të Bledi Manes i cili i ka nxjerrë dhëmbët që në fillim duke e ngacmuar me batuta.

Por gjatë ditës së sotme nuk ka ngurruar të ngacmojë dhe Kiarën në lidhje me dhuratën që i bënë një udhëtim për në Maldive.

“Edhe atë udhëtimin për në Maldive, se ke n’plan me mu, por me at që ki jashtë”, i thotë Luizi duke qeshur.

“Për kë e ke fjalën për Xhenin”, i thotë Kiara e cila nervozohet lehtë.

“Xheni mund të jetë djalë, mund ta ketë emrin Xhenerik”, i thotë Luizi i cili qesh paksa në mënyrë ironike, ndërsa shkëmben dhe disa batuta me Kiarën dhe Oltën.

Në oborr me ta është dhe Bledi Mane, i cili nuk ka ndërhyrë në asnjë moment në bisedë.