Tërmeti në Turqi është kryefjala e diskutimeve mes banorëve të Laçit gjatë këtyre ditëve. Në lagjen e rindërtuar me financim të qeverisë turke në këtë qytet, që ishte një ndër më të prekurit nga lëkundjet sizmike të vitit 2019, qytetarët janë të shokuar nga tragjedia e ndodhur në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra persona dhe shumë të tjere kanë mbetur të plagosur.
Duke qenë se një eksperiencë të tillë e përjetuan vetë pak kohë më parë, Laçianet janë gati të strehojnë në shtëpitë e tyre shtetasit turk të prekur nga tërmeti, por edhe të japin kontributin e tyre vullnetar, pasi i kane të freskëta kujtimet e tërmetit të nëntorit të vitit 2019-të dhe ndihmën e jashtëzakonshme që ju dha populli turk.
Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të i cili la të pastrehe rreth 2 mijë familje. 524 apartamente në këtë qytet u ndërtuan me financim të qeverisë turke dhe banorët janë strehuar me shtëpitë e reja brenda një kohë mjaft të shpejtë.



