Një shkodrane për parlamentin e Lombardisë/ Vasenka Rangu Leka, prej vitesh kontribuon në fushën e diplomacisë publike

Përgjatë dy ditëve me radhë, në datat 12 dhe 13 shkurt në Lombardi të Italisë u zhvilluan zgjedhjet për parlamentin rajonal dhe mes kandidatëve për këshilltarë ishte edhe një shkodrane.

 

Bëhet fjalë për Vasenka Rangu Leka ose përndryshe mbesa e kardinalit të parë Mikel Koliqit.

 

Vasenka ka rreth 20 vite në Itali dhe ajo ka krijuar familjen e saj atje dhe gjatë bisedës me të përmes një videotelefonate nga Milano, ajo tregon se angazhimi në shoqërinë italjane ka qenë i vazhdueshëm për të.

 

Ajo lufton për të drejtat e emigrantëve në Itali dhe kjo ka qenë shtysa kryesore për të kandiduar në Këshillin e Lombardisë por pavarësisht rezultatit që do të prodhojnë këto zgjedhje, Vasenka shprehet e bindur se edhe në të ardhmen do të vazhdojë të luftojë për të drejtat e komuniteteve ndërkombëtare në shtetin ku jeton.

 

Vasenka Rangu Leka ka marrë pjesë ndër vite në organizimin e qindra veprimtarive dhe projekteve në fushën e diplomacisë publike, me qëllim promovimin e Shqipërisë dhe përhapjen e kulturës shqiptare në Itali.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...