TË HARRUAR! HISTORITË E TRISHTA TË KOMUNITETIT EGJIPTIAN NË SHKODËR!

Nga Senad Nikshiqi

 

Ky është Denis Gurzaku, një 22 vjeçar i komunitetit egjiptian që jeton në kushte skandaloze. 22 vjeçari është komshi i shtetasit Kapllan Nasufi i cili u dogj brenda banesës.

 

Në të njëjtin rrezik për t’u djegur janë edhe e gjithë pjesa tjetër e komunitetit egjiptian që jetojnë pranë urës së vjetër të Bunës në lagjen “Liria”. Kjo është banesa, nëse mund të quhet e tillë në të cilën flen dhe zgjohet çdo ditë i riu që jeton i vetëm.

 

Dramat e jetës në lagjen “Liria” janë të pafundme. Gëzim Maloku, 54 vjeç për tre vite me radhë ka fjetur në këtë vend. Pa një çati mbi kokë dhe pa një shtrat. Pak vite më parë kjo banesë iu dogj nga zjarri ndërsa brenda saj u shkrumbua djali 6 vjeçar. Gëzimi në pamundësi për të punuar nga kjo aksident, siguron bukën e gojës duke lypur rrugëve.

 

Saide Ballashiti, 60 vjeçe thotë se përmes mbledhjes së kanaçeve dhe një pensioni siguron pak të ardhura sa për të mbijetuar.

 

Në këtë situatë janë thuajse të gjithë banorët e lagjes “Liria”. Dava Begu, pjesë e këtij komuniteti dhe drejtuese e shoqatës së bashkuar të egjiptianëve të Shqipërisë në Shkodër tregon se papunësia, problemet shëndetësore dhe shtëpitë thuajse të pabanueshme mbizotërojnë tek ky komunitet.

 

Prej më shumë se 30 vitesh, banorët e lagjes “Liria” në hyrje të qytetit të Shkodrës ndodhen në këto kushte të vështira. Punët që bëjnë janë ndër më të rëndomtat pasi paragjykohen çdo ditë për ngjyrën e lëkurës. E vetmja punë për pjesën më të madhe është të pastrojnë mbeturinat e qytetit, punë të cilën e bënte edhe 60 vjeçari Kapllan Nasufi i cili u dogj brenda shtëpisë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME