Ermal Mamaqi iu hakërrehet pensionistëve: Vetë e keni fajin që s’keni lekë për kafe

Aktori i humorit, Ermal Mamaqi, ka postuar një foto nga liqeni i Tiranës, ku përballë një lokali në një tabele shkruhet që kafen edhe ujin e ka me ulje, nga ora 7 e mëngjesit deri në 9.

 

Pasi ka parë këtë tabelë, aktori menjëherë ka menduar të moshuarit, të cilët nuk kanë mundësi që të përballojnë pagesën e një kafeje në mëngjes, për shkak se nuk kanë ndihmën e fëmijëve të tyre dhe se pensioni i tyre nuk i mundëson të pijë kafe me çmimin normal.

 

Sipas tij, që fëmijët nuk i mbështetin është vetë faji i të moshuarve të cilët nuk kanë ditur t’i edukojnë.

 

Postimi i Mamaqit:Ecja nga liqeni dhe pashë këtë tabelën.U gëzova për ata pensionistë që kishin mbushur kafenenë.

 

Pastaj u trishtova për pensionistët të cilët nuk kanë mundësi ta pinë kafen 120 lekë mbas orës 10. Pastaj mendova për prindërit e mi që nuk kanë kto sfida. Unë dhe vllai im jemi gjithmonë në suport.

 

Përsëri mendova për pensionistët që kanë fëmijë që nuk u i mbështesin. Trishtimi më i madh janë fëmijët që kanë mundësitë dhe përsëri nuk i ndihmojnë prindërit.

 

Por përsëri ky është faji i prindërve që i kanë edukuar të tillë…Mos investoni për Pensionin miq.

Investoni te fëmijët tuaj.Ata janë pensioni më i mirë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...