Nga muaji mars i këtij viti çmimi i patentave do të ndryshojë. Për të marrë një leje drejtimi të kategorisë B, qytetarëve
do t’ju duhet të paguajnë minimum 85 mijë lekë të reja, 30 mijë lekë për teorinë dhe 55 mijë lekë të reja për praktikën.
Nëse deri më tani, qytetarët paguanin minimun 45 mijë lekë të reja, nga marsi me vendim të DPSHTRR, DPT dhe shoqatave të autoshkollave çmimi do të ndryshojë.
Sipas DPSHTRR, ndryshimi bëhet për të eleminuar sekserët dhe konkurrencën e pandershme që ka përfshirë tregun e autoshkollave.
“Kjo marrëveshje ndihmon që ne të fuqizojmë autoshkollat e ndershme, të mbrojmë autoshkollat e ndershme. Duhet të pranojmë që jo të gjithë janë të tillë.
Kemi sot ende fenomenin e sekserëve të cilët bredhin lart e poshtë duke i gjetur atyre një autoshkollë sa për letra. Ka rënë vlera e autoshkollimit”, thotë drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe.



