Tan Brahimi, është një nga banorët e rinj që iu hoq imuniteti. Kjo pas një misioni që u bë nga Vellai i Madh për Oltën dhe Luizin,
të cilët duhej të bindnin banorët që të hidheshin në pishinë. Të gjithë banorët u hodhën ndaj imuniteti iu hoq të 5-të banorëve, përfshirë edhe Tanit.
Ai shprehu pakënaqësi gjatë javës, të cilat u diskutuan në Prime-n e sotëm. Luizi, duke qënë një nga protagonistët, deklaroi se do ia kthente borxhin për shkak të miqësisë.
Nuk është se u bë nami, te më thonin hidhu se na duhet isha hedh po jo me ma hedh’- tha Tani. ‘Une e kuptoj shumë mirë Tanin. Ai me shume ndihet i zhgenjyer sesa i prere ne bese. Nga ana miqesore i jam borxhli dhe do ja kthej’-tha Luizi.
Nderkohe një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh.
Olta hapi zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.



