Dy turistë kanë mbetur të bllokuar nga akulli dhe bora në fshatin Theth. Pranë turistëve, në ndihmë kanë shkuar banorët e fshatit, të cilët kanë bërë çdo gjë që turistët të zbresin në qytetin e Shkodrës.
Siç shihet në videon e mbërritur pranë redaksisë së JOQ Albania, disa banorë u vijnë në ndihmë turistëve duke zhvendosur makinën e tyre pas ngecjes në akull. Sipas banorëve, ata bëjnë çmos që turistët që vizitojnë Thethin të ndihen të sigurt dhe të lumtur.
"Pershendetje Joq Banort e fshatit theth ju vijne ne ndime Dy turistave te mbetur ne akull dhe i ndimojne te zbresin ne qytetin e shkodres nese esht e mundur postojeni faleminderit Po mundohemi qe cdo turist qe vjen ne fshatin tone theth te ndjehet rahat i sigurt i lumtur", thuhet në mesazh.



