Mori paratë dhe u zhduk, ja çfarë i bëri emisioni “Stop” avokatit që përfitoi dhe iku…

Emisioni Stop në Tv Klan denoncoi sonte për herë të tretë avokatin Artan Gjuzi, i cili u merr paratë qytetarëve dhe zhduket. Në rastin konkret, ai kishte marrë 15 mijë Euro nga Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, 2 djemtë e të cilëve, shok mes tyre, janë dënuar nga Gjykata e Gjirokastrës për transport të emigrantëve të paligjshëm.

 

Avokati Artan Gjuzi nuk u paraqit në gjyq dhe u zhduk duke mos u kthyer paratë.

 

Gazetarja e Stop shkoi në zyrën e avokatit disa herë dhe aty nuk kishte asnjë njeri.

 

Në fund, avokati Artan Gjuzi kontaktohet nga gazetarja e “Stop”. Gjuzi edhe një herë premton se do t’ua kthejë paratë qytetarëve.

 

Avokati Artan Gjuzi: Odeta, të kuptova! Mos u lodh kot të më flasësh aty si zogjt! A do më dëgjosh, apo nuk do më dëgjosh? Të mora me shumë respekt, të më dëgjosh. Nuk ka nevojë askush të ndërhyjë! Do zgjidhet! Unë i kam pranu kushtet e atyre, si kanë dash ato. Edhe njëherë Odeta, i thuaj zotërinjve, të vijnë ta mbyllim atë historinë, dhe do bëjmë deklaratën, që u likujduam dhe mirupafshim. Fjalë burrash, po pa ty, ose pa kamera!

 

Denoncuesit Veli Xhelali dhe Xhevrie Beçi, tregojnë se pasi foli gazetarja me avokatin, ky i fundit premtoi kthimin e parave më 18 Shkurt. Dhe kështu ndodhi, duke u dhënë 10 mijë Euro.

 

Pjesën e mbetur të parave prej 5 mijë Euro, avokati Gjuzi premtoi se do t’ua japë në mesin e muajit Mars. /tvklan.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME