Nga Elvis Hila
Ky 8-mars e gjeti në punë Rudina Bilbilin nga Lezha. 48-vjeçarja është nënë e 5 fëmijeve dhe detyrohet të bëjë punë krahu, për të siguruar jetesen e familjes së saj.Prej 4 vitesh Rudina është bërë pjesë e sipermarrjes së gjelberimit në Bashkinë Lezhë.Kujdeset për hapësirat e gjelberta të qytetit, por shpesh herë bën dhe punë të rënda.
48-vjeçarja thotë se paga që merr nuk e justifikon mundin që bën, por është e detyruar te beje kete pune për të siguruar sadopak të ardhura për familjen.
Me rastin e 8-marsit nëna e 5 fëmijeve, ka një mesazh për të gjitha gratë shqiptare.
Rudina Bilbili është njëra nga 8 gratë e sipermarrjes së gjelberimit të qytetit, të cilët sifidojnë moshën dhe kushtet atmosferike për të siguruar të mbajtur familjen.
Dita Ndërkombetarë e Gruas duhet të jetë një moment reflektimi për mundin dhe sakrificen e nënave shqiptare të cilet vijojnë të përballen me vështiresi të shumta dhe të diskriminuara.