E buzëqeshur, Shpresa pranon: Shoqja nuk më shlyen borxhin, i mora shtëpinë

Shpresa ka gjetur një mënyrë që shoqja e saj, Faria t’i shlyejë borxhin prej 14 milionë Lekësh. Në “Shihemi në Gjyq”, rubrika e programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, ajo pranon se ka marrë shtëpinë e Faries në këmbim të borxhit. Faria thotë se ajo nuk ka qenë në dijeni të kësaj, por e ka marrë vesh pasi ka shkuar në hipotekë.

 

Kjo ngjall dyshimin dhe pyetjet e Shpresës për arsyen pse Faria ka shkuar në hipotekë dhe kjo e fundit i shmanget një përgjigjeje të drejtpërdrejtë. Për të sqaruar qartazi situatën, moderatori Ardit Gjebrea nis t’i drejtojë pyetje palëve dhe rezulton se Shpresa nuk i ka thënë Faries që në fakt ka firmosur që shtëpia e saj t’i kalojë shoqes.

Ardit Gjebrea: Kur e çove Farien te noteri?

 

Farie: S’kam shkuar te noteri.

Ardit Gjebrea: Po si s’ke shkuar, ti e ke firmosur?

Farie: Për t’i lënë shtëpinë kësaj? Unë nuk e kam shkruar.

 

Eni Çobani: Tani më vjen keq, nuk e shkruana jo, e shkruan noteri.

Shpresa: Mashtruesen s’e pranoj asnjëherë.

Farie: Mos e prano ti, por veprimet i ke bërë mashtruese. Unë s’kam shkuar fare, me noter, pa noter unë të kam dhënë një letër që ta njoh si borxh ty. Nesër të vdes unë, të paktën ke një dokument.

Shpresa: Farie, je duke folur kot.

 

Farie: Me noter kam me Astritin unë, jo me ty.

Ardit Gjebrea: Farie më dëgjo pak të lutem. Ti thua që ke bërë një dokument në të cilin ti ke firmosur se i ke njohur borxhin.

Farie: Po.

Ardit Gjebrea: E ke lexuar ti?

 

Farie: Jo, nuk e kam lexuar fare.

Ardit Gjebrea: Por ke vënë firmën.

Farie: Firmën që ia njoh këtë borxh.

 

Ardit Gjebrea: Po ku e di ti se çfarë është shkruar këtu?

Farie: S’e kam lexuar.

Ardit Gjebrea: Kam një pyetje për Shpresën. Shpresa, kur e ke çuar ti Farien tek noteri për të firmosur, e ke çuar për shtëpinë?

 

Shpresa: Jo direkt për shtëpinë, por aty u bë ai muhabeti që ndryshe borxhi nuk lahet, ndryshe borxhin nuk ta lan ajo, por duhet ta bësh për shtëpinë.

Ardit Gjebrea: Pra të tha noterja që ajo s’ta lan borxhin, por merri shtëpinë. Ti ia the këtë gjë Faries?

Shpresa: Jo. (Qesh) S’ia kam thënë. Prandaj them unë pse shkoi në hipotekë?/tvklan.al

Për më shumë ndiqni videon e plotë:

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME