Eni Çobani përkrah mendimin e Faries: Ai që do më shumë ta bën gropën më të madhe

Eni Çobani përkrah mendimin e Faries: Ai që do më shumë ta bën gropën më të madhe

Faria ka thirrur shoqen e saj, Shpresën në “Shihemi në Gjyq”. Në insertin e saj në rubrikën nga “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Faria thotë se shoqja e ka mashtruar. Sipas saj, sot njeriu nuk i beson as rrobës që mban veshur.

 

“Edhe kjo gjë më bëri vaki në këtë moshë. Shoqja e jetës që kam ngrënë e kam pirë me të, kam ndarë hallet e problemet me të, më mashtroi. Sot njeriu nuk ka besim edhe te rroba e vet”, thotë Faria.

 

Kur hyn në studio, Faria i përgjigjet pyetjeve të moderatorit Ardit Gjebrea dhe i thotë se njeriu që do më shumë, të bën gropën më të madhe. Çuditërisht, me këtë mendim pajtohet ndërmjetësja Eni Çobani.

Ardit Gjebrea: Po ç’të ka bërë shoqja?

 

Farie: Sot shoqja… nuk ke besim te asnjë lloj njeriu.

Ardit Gjebrea: Pse?

 

Farie: Po ku beson më shumë, kë do më shumë, ai ta bën gropën më të madhe.

Eni Çobani: Është e vërtetë. Jam totalisht me ty.

Ardit Gjebrea: Ou?

Farie: Gropën ta bën më të madhe.

Eni Çobani: Atij që i beson më shumë, është e vërtetë. Por jo që mos të besojmë, duhet të besojmë në këtë botë pa diskutim, me kujdes.

Farie: Për besim duhet të besosh, por disa njerëz përfitojnë nga rasti dhe bëjnë ca veprime që nuk janë normale./tvklan.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME