Mjeshtër i endjes me thupër, prej rreth 60 vitesh ruan një traditën…

Ka qenë 15 vjeç kur mësoi për herë të parë të punonte me thupër. Atë që në fillim Qani Nuredini e quante zanat, sot e cilëson art.

 

Zanatin e ka trashëguar nga i ati. Kujton kur ai i thonte se një ditë do të bëhej nga mjeshtrat e thuprës në Elbasan.

 

Tashmë në këtë qytet Thuprat punohen kryesisht nga të moshuarit. Qaniu thotë që kërkesat më të mëdha janë nga bizneset, por kjo peridhë nuk ka qenë shumë e mirë.

 

Duart i janë bërë me kallo dhe shpesh i dhëmbin, por kjo nuk e pengon te punoje. Gjatë verës, Qaniu mbledh thuprat përgjatë luginës së lumit Shkumbin.

 

Pasi thuprat të thahen Qaniu rifillon punën dhe end ngadalë për të formuar objektet e bukura artizanale ashtu siç ka bërë pwr 60 vite me radhë.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME