‘U kërkova ujë, po dhe më goditën në kokë’! Torturuan të dënuarin shqiptar, arrestohen 4 policët grekë

Të dënuarit shqiptarë në burgjet greke trajtohen si mos më keq. Ata diskriminohen.

 

Tre oficerë policie dhe shefi i tyre u dërguan në prokurori publik, pasi u akuzuan për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor pas ankesës, e gjitha pas një ankesë që ka bërë një i dënuar shqiptar.

 

Sipas mediave greke, shqiptari, i cili vuan dënimin me burg për drogë dhe grabitje, është ankuar në polici. E gjitha me pretendimin se teksa transferohej nga nga Selaniku në Korydallos, gardianët e kanë goditur në kokë, ndërsa ai i ka kërkuar ujë. Por edhe ujin nuk ia kanë dhënë.

 

Ai u ankua gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. Brenda kafazit ndodheshin 11 të burgosur, të cilët gjithashtu dëshmojnë se Policia e ka rrahur të dënuarin shqiptar, ndërsa për kaskën pretendojnë se ia kishin vendosur sepse kishte tendenca që të godiste kokën e tij.

 

Mirëpo, kur ka mbërritur në Korydallos, një roje burgu ka pikasur shenjat në kokën e të burgosurit dhe ka njoftuar Policinë greke, që kanë vendosur në pranga 4 gardianët që dhunuan shqiptarin, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...