Një kompani farmaceutike në Këln, Gjermani dëshiron të punësojë një “sommelier kanabisi”. Kompania në fjalë kërkon punonjës që të jenë “duhanpirës profesionistë” pasi ata do të paguhen 100.000 euro në vit dhe kanë 30 ditë pushim në vit.
David Henn, drjetuesi i kompanisë, thotë se pas lajmërimit për punë ata kanë patur shumë kërkesa nga aplikantë të ndryshëm, por kompania ka edhe kritere. Cannamedical me bazë në Këln shet kanabis medicinal në farmacitë gjermane dhe dëshiron që punonjësi i ri “të nuhasë, ndjejë dhe tymosë” produktin. Puna me kohë të plotë përfshin gjithashtu vëzhgimin dhe analizën e tregut, botimin e artikujve të specializuar dhe punën edukative. Henn tha;
Kriteri i vetëm është që eksperti me fat që do punësohet është që të jetë përdorues i ligjshëm i kanabisit në Gjermani pasi vetëm në këtë mënyrë mund të punojë.
Sipas një sondazhi të paraqitur nga zyrtari, rreth 4 milionë të rritur përdorin kanabis në Gjermani. Kanabisi është dekriminalizuar për përdorim personal në një numër vendesh, duke përfshirë Holandën dhe Portugalinë , të cilat dekriminalizuan përdorimin e të gjitha drogave në vitin 2001.