“Pastroj rrugët dhe jam krenare”, 58-vjeçarja: Kam ndjerë përbuzjen, por zgjodha ndershmërinë

Shpesh jeta të përball me sfida të papritura, të cilat mund t’i përballosh me shumë guxim.

 

I tillë është rasti i Mira Koçiut nga Fieri.

 

Kur u martua nuk e kishte shkuar nëpër mend se do t’i duhej të punonte si pastruese në rrugë. Me ëndrrat e një nuseje të re, ajo nisi jetën bashkëshortore dhe solli në jetë tre fëmijë.

 

Por, 10 vite më parë, kur burr ii Mirës u nda nga jeta, ërveç dhimbjes ajo me tre fëmijët u përballën edhe me varfërinë. Si kryefamiljare, në atë kohë 48 vjeçe Mira duhej të siguronte jetesën për vete dhe tre fëmijët njëri prej të cilëve, i mitur.

 

Ishte pikërisht ai moment, kur zgjodhi të bëhej e fortë, për të jetuar dhe punuar, për vetë dhe fëmijët e saj

 

Puna si pastruese ishte e vetmja alternativë që ju ofrua si ndihmë dhe megjithëse pranoi, në fillim e kishte të vështirë. Një punë e dorës së dytë që shpesh shihej me përçmim, shkruan abcnews.

 

Sot 58 vjeçarja jeton me djalin pasi dy vajzat janë martuar. Çdo ditë niset herët nga shtëpia për të shkuar nga lagjja “Sheq i Madh” në qendër të Fierit. Puna që bën i siguron të ardhura, por edhe dinjitetin e kryefamiljares që mban mbi shpatulla e vetme, përgjegjësinë e rritjes dhe nxjerrjes në jetë të fëmijëve./Albeu.com/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME