Leze Muja, e moshuara e pa afte per te ecur/ Pa ndihme sociale e kemp, apelon per ndihme

Nga Merisa Gjoni

Leze Muja nga fshati Luarz I Njesise administrative Velipoje, 22 vite me pare iu gezua lindjes se djalit! Por komplikacionet gjate lindjes bene qe ajo te kishte problem te vazhdueshme me shtyllen kurrizore! Pasi djali u rrit, Lezja vijoi ekzaminimet teksa bluzat e bardha I thane se ka nje deformim te shtylles kurrizroe. Vit pas viti Lezes problemet shendetesore I jane perkeqesuar teksa prej 2 vitesh ajo nuk mundet as te kryeje nevojat e saj personale

Bashkeshorti I Lezes nderroi jete 5 vite me pare. Vajza e cila eshte e martuar mundohet vazhdimisht ti vije ne ndihme nenes, ndersa I biri Gentiani ndihet pergjegjes per shendetin e saj! Ai thote se per nenen eshte bere vajze dhe djal duke I sherbyer 24 ore! Gentiani ka punuar me heret tek nje baxho, por u detyrua ta nderprese punen per tu kujdesur per te emen.

Apeli I nenes dhe te birit u drejtohet institucioneve pushtetit vendor e atij qendror, qe te mund ti ofrojne te moshuares nje kemp, si dhe ndihme nga cdokush qe ka mundes!

Raste te tilla fatkeqesisht jane te shumta ne qarkun e Shkodres, ku tragjedite familjare shoqerohen me kushte te veshtira ekonomike, dhe harrese nga institucionet…!

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME