Cindy Marina ka treguar detaje për marrëdhënien që ka me partnerin, Genar Topallin.
Modelja tregoi për komunikimin midis tyre dhe aprovimin në vendime. Cindy u shpreh se Genari është një mbështetës shumë i madh i saj dhe gjithnjë e shtyn drejt gjërave të reja.
"Unë gjithmonë e pyes për çdo lloj vendimi të madh, por edhe për gjëra të vogla, për shembull për veshje dhe ai më thotë “unë s’marr vesh, nuk e di pse më pyet”.
Por më pëlqen të marr një fjalë ose mendim sepse e vlerësoj shumë mendimin e atij dhe patjetër vendimet e mëdha i diskutojmë bashkë dhe opinioni dhe këshillat që më jep ai janë shumë të rëndësishme për mua, kështu që s’kam pasur ndonjëherë, ai është shumë mbështetës, është i pari që thotë provoje dhe gjithmonë e kam mbrapa si mbështetës kështu që jam shumë me fat dhe e falenderoj shumë", u shpreh ajo.
Pjesë nga intervista:
Rudina Magjistari: A mund ta dimë si jeni njohur? Sa kohë u bëtë bashkë dhe si ka qenë njohja juaj?
Cindy Marina: Jemi njohur pak rastësisht mund të them, në plazh. Kemi luajtur volejboll bashkë gjatë verës.
Rudina Magjistari: Ishit me shoqëri, ti me shoqet e tua, ai me miqtë e vet?
Cindy Marina: Po. Thjesht rrinim bashkë çdo ditë, luanim volejboll dhe avash-avash u lidhëm.
Rudina Magjistari: Nisi simpatia. Kush ishte shenja e parë që të dha ai që kishte një pëlqim më shumë ndaj teje, më shumë se sa miqësi që mund të niste diçka më tepër?
Cindy Marina: Nuk mund të them që kishte një shenjë, por thjesht kuptohet, mendoj që njerëzit thjesht e kuptojnë kur dikush ka një pëlqim ose diçka përtej shoqërisë. Thjesht e kuptova, mendoj edhe ai e kuptoi edhe kështu na nisi historia.
Rudina Magjistari: Cila ka qenë dalja juaj e parë romantike, ku keni vajtur?
Cindy Marina: Shpeshherë kemi shkuar në plazh në fillim sepse ishte edhe gjatë verës. Nuk e di, nuk mund të them që kemi një sepse kur dalim bashkë është një kohë shumë e bukur që kalojmë.
Unë e shijoj kur shkojmë në plazh sepse aty jemi takuar, jemi njohur për herë të parë. Përveç kësaj, unë dhe ai e shijojmë shumë plazhin dhe qetësinë.



