Dy ditë më parë, Star Plus Tv transmetoi thirrjen për ndihmë të danusha Pitukut, nënës së tre fëmijëve e cila jeton në kushte të vështira në fshatin Bërdicë.
Në këto dy ditë, bashkia Shkodër, por edhe disa qytetarë janë sensibilizuar dhe I janë përgjigjur apelit për ndihmë të Danushës, ndërsa ajo ka një falenderim për personat që iu gjinden afër.
Danusha do që të sigurojë vetë mirëqenien e familjes së saj, ndaj kërkon që të punësohet në fasoneri.
Veshmbathjet janë një problem për fëmijët, kryesisht për foshnjen 3- muajsh, I cili rritet dita – ditës.