Hëna e plotë në Peshore thekson nevojën dhe domosdoshmërinë për të shmangur konfliktet në marrëdhënie të ndryshme. Krisanthi Kallojeri, në parashikimin e javës në “Shije Shtëpie” në Tv Klan thotë se dy ditët e para të javës nuk favorizojnë bisedat serioze apo financat.
Për këtë duhet të presim deri në mesjavë, ndërsa mund të ketë edhe zhvillime ekonomike që do të ndikojnë në nivel global, por nuk do të bëhen të ditura menjëherë.
Krisanthi Kallojeri: Kemi Hënën e plotë te Peshorja. Sot dhe nesër, shumë të kujdesshëm, jo biseda serioze. Mos tejkaloni kufijtë. Ndonjëherë për ndonjë fjalë mund të krijojmë konflikte kaq të mëdha sa të humbasim kontrollin, ndaj të jemi të kujdesshëm në këtë drejtim dhe në asnjë mënyrë marrëveshje ose lëvizje financiare, bëni durim, janë vetëm dy ditë. Në datën 6 kemi Hënën e plotë në shenjën e Peshores, ndikimet e saj ndihen më përpara dhe njëkohësisht ndikimet do t’i ndiejmë edhe më pas.
Nxjerr në pah marrëdhëniet, bashkëpunimet dhe çështjet që kanë të bëjnë me to. Duhet të evitojmë pasigurinë që mund të na krijohet brenda në një marrëdhënie, të ruajmë ekulibrin dhe të shmangim konfliktet.
Nga e mërkura, e enjtja e më tej mund të bëjmë biseda e kontakte për çështje ekonomike. Vazhdojmë të jemi në një periudhë ku çështja ekonomike në nivel botëror do të na preokupojë. Madje sot dhe nesër mund të ketë zhvillime që do të bëhen dhe ne nuk do t’i mësojmë tani, por më vonë kur të dalin në pah./tvklan.al



