Kete te hene nisi ne te gjitha pikat e terheqjes se pensioneve, marrja e bonuseve prej 5 mije lekesh! Nje pjese e pensionisteve te pyetur, thone se jane te kenaqur, pasi cdo shtese per ta eshte e nevojshme.
E te tjere e shohin te paperfillshme kete shtese te dhene gjate ketij muaj! Te moshuarit kerkojne rritje te pensionit pasi shuma qe marrin nuk u mjafton as per ilace! Duke mos llogaritur rritjen drastike te cmimeve. Bonusi prej 5 mije lekesh do u jepet qe ne ditet e para te muajit prill beri me dije kryeministri Edi Rama,
i cili e kishte premtuar muaj më parë se kësti i parë i taksës së jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë do t’i shkojë të moshuarve. Qeveria ka gati edhe një planin për ndryshimin e strukturës së pagës që synon ta çojë në 900 euro rrogën mesatare.



