Taulant Sadiraj është burri i verbër nga Kanina, që ka një histori shumë prekëse. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se humbi shikimin në moshën 5-vjeçare, mirëpo kjo nuk e ka penguar të ketë një jetë normale. Madje, Taulanti punon tre punë, futbollist, komentator sportive dhe DJ. Ai ka zbuluar edhe njohjen me bashëshorten, me të cilën ka 3 fëmijë.
“Nga temperatura e lartë e kam humbur shikimin që 5-vjeç. E kam humbur shikimin 100% Vështirësitë janë, por kam pasur shumë mbështetje nga familja e para dhe nga shoqëria.
Kam luajtur futboll për të verbërit, kishte sensor brenda topi. Ne luanin kalçeto. Kam luajtur për shumë kohë me Vlorën, kam luajtur diku 3 vjet me Elbasanin dhe nga 2005 kam luajtur me kombëtaren e të verbërve. Unë punoja edhe si komentator për një ekip, Vlora quhej, jo Flamurtari, ekipi i dytë i Vlorës.
Jam i martuar me 3 fëmijë. Gruan e kam pasur këtu në lagje. Ajo sheh dhe nuk është e vërbër. E ke parasysh, gocat asaj kohe, futbollist, DJ”, rrëfeu Taulanti./abcnews.al