Gazetarja investigative Aida Topalli ndan në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan një prej eksperiencave më të vështira të profesionit të saj. gjatë kohës që ajo ishte pjesë e Tv Klan dhe sapo kishte filluar të ushtronte profesionin, ishte denoncuar një rast në Laç, një vajzë që ishte abuzuar për vite me radhë nga babai.
Grupi i xhirimit ku Aida ishte gazetare niset drejt Laçit për të intervistuar familjarët. Ajo njofton grupin se atje do t’i priste policia dhe do të ishin nën mbrojtjen e tyre por në terren u përballën me kërcënimin.
Aida Topalli: Nisemi ne, shkoj unë zbres, si zonjë e rëndë tamam, ku po hyje o Zot i madh, lagjja quhej Shullaz, fatkeqësisht.
Odeta Gjevori: Mos më thuaj që ishe edhe me taka?
Aida Topalli: Nuk më kujtohet tani… Jo absolutisht, isha me të sheshta të lutem shumë. Në atë rast isha me të sheshta, kam patur edhe eksperienca të tilla. Më vjen një djalë, ishte i vogël, më sheh në një mënyrë thashë se më vrau “çfarë po kërkon këtu?” dhe unë që i them asgjë.
Shkoj te makina se e pashë që situata nuk ishte mirë dhe i them çunave hajde të ikim, edhe operatorit, edhe shoferit të Klan Plusit. Në momentin që ne nisemi për të ikur na vjen një makinë përpara, një pas, dalin nga makina gjithë burrat e fisit edhe “çfarë doni ju këtu, Kallashin” bërtiste njëri, i morën kamerën operatorit. Në fakt me thënë të drejtën unë në atë moment qava, ishte eksperienca e parë.
Odeta Gjevori: Paske hequr emocionet.
Aida Topalli: Aty hoqa emocionet, doli plaka e shtëpisë dhe tha “çfarë i bëni vajzës, lëreni urgjent”. Mezi na liruan, na morën telefonat, s’merrnim dot as policinë dhe vajtëm pastaj në Kishë të Laçit për të ndezur një qiri se shpëtuam./tvklan.al