Ditën e djeshme babai i Kiarës ka thyer heshtjen dhe ka folur për gjithë urrejtjen që vajza e tij ka marrë nëpër rrjetet sociale. Ai u shpreh se Kiara ka qarë tre ditë rresht pas daljes nga shtëpia vetëm prej komenteve negative, ndërsa nuk la pa përmendur edhe dy opinionistët.

Ai ka kundërshtuar qëndrimet e tyre duke thënë se ata zgërdhihen dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme. Përsa i përket këtij prononcimi nga ana e tij, një reagim jo i drejtpërdrejtë ka ardhur nga ana e opinionistes së BBV.

Një prej ndjekësve i ka dërguar videon e të atit në mesazh, ndërsa opinionistja zgjodhi duke iu përgjigjur me një link. Ajo dërgoi linkun e shërbimit të psikiatrisë, një veprim që po komentohet me shumë indinjim në rrjet ditën e sotme.