Irma Libohova është një prej artisteve më të dashura për publikun shqiptar, teksa ndër vite ka sjellë këngë e hite që ende dëgjohen me shumë dashuri dhe mesa duket tani është gati për një projekt të ri që do a sjellë këngëtaren si një "pijanece" të vërtetë.

Kështu, Irma ka publikuar në Instagram-in e saj një video, ku shfaqet në një studio muzikore, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, teksa punojnë, krijojnë dhe argëtohen me këngën e saj t re që me shumë gjasë do të vijë shumë shpejtë për publikun.

Libohova shkruan bashkangjitur me video-n se kjo është pjesa më e bukur për të e punës për një projekt të ri, ky moment "shfrimi" ku secili prej artistëve që kanë dhënë kontributin e tyre për këngën, këndojnë "për hesapin" e vet. Këngëtarja shfaqet pranë Elios Shulit, i cili është kujdesur për tekstin e këngës dhe që po le "gjurmën" e tij cdo herë e më shumë në tregun muzikor shqiptar, po ashtu edhe pranë Eriona Rushitit që është kujdesur për muzikën. Ndërkohë për orkestrimin ka punuar Enis Mullaj.

Shijojeni edhe ju "performancën" e autorëve të këngës, teksa na japin një ide se sa i vecantë do të jetë ky projekt i Irmës. Tani mezi presim ta shohim Irmën kur do të vijë me versionin zyrtar të "Pijaneces".